Hailey Baldwin dhe Justin Bieber përfshihen në një aksident me makinë

Mediale Vip

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber përfshihen në një aksident me makinë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 06:50
Hailey Baldwin dhe Justin Bieber

Ditën e mërkurë Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë përfshirë në një aksident me makinë gjatë kohës që ata po udhëtonin për të shkuar në një kishë në Los Angeles. Sipas “TMZ” Bieber ishte brenda një limuzine të zezë gjatë kohës që ndodhi aksidenti. Makina nuk drejtohej nga këngëtari, por nga një shofer i punësuar prej tij. Në fakt aksidenti nuk ishte i rrezikshëm, sepse dy makinat vetëm u prekën pak me njëra-tjetrën në pjesën e pasme. Edhe policët ishin parë të pranishëm në vendngjarje, por situata nuk ishte shqetësuese, sepse askush nuk u dëmtua nga ky incident. Pas aksidentit Justin dhe Haily u shfaqën duke qeshur me njëri-tjetrin gjatë kohës që po dilnin nga kisha.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Justin përballet me të tilla situata, sepse në 2017-tën ai përplasi një makinë dhe në 2018-tën pësoi një tjetër aksident të vogël. Në fillim të kësaj jave Justin dhe Hailey tërhoqën vëmendjen e mediave dhe fansave, pasi ata u shfaqën për herë të parë me unazat e martesës në dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat