Poni së shpejti me një album të ri, publikon surprizën që ka rezervuar për publikun

Mediale Vip

Poni së shpejti me një album të ri, publikon surprizën që ka rezervuar për publikun

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 07:12
Poni

Prej ditësh Poni ka zbuluar se do të publikojë një album të ri muzikor që më në fund po vjen tek fansat i plotë.

Ky projekt i përmasave të mëdha ka të fshehur pas realizimit një punë shumë të gjatë e të mundimshme, por gjithçka duket se ja ka vlejtur.

Këtë detaj e ka zbuluar vetë Poni, e cila ka publikuar pak më parë disa momente nga puna në studio për këngën e fundit dhe ka rrëfyer për herë të parë që pjesë e albumit do të jetë një baladë.

Image

“Albumi është shumë afër dhe jam e lumtur që u mbyll me një super baladë nga maestro Pirro Çako, i cili dha pak nga shpirti i tij në këtë album. Moment pune, studio”,-shkruan ajo duke zbuluar kështu bashkëpunimin me kantautorin e njohur të skenës shqiptare.

Albumi i Ponit ka në qendër muzikën folk, por përfshin edhe bashkëpunime muzikore dhe këngë të tjera pjesa më e madhe e të cilave janë surprizë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat