Tha shqiptarët vijnë nga mali, Aurela Gaçe ia tregon vendin kryeministres serbe!

Mediale Vip

Tha shqiptarët vijnë nga mali, Aurela Gaçe ia tregon vendin kryeministres serbe!

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 08:29
Aurela Gaçe dhe Ana Brnabiq

Një javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në një konferencë shtypi të mbajtur në Beograd për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ofendoi rëndë kosovarët duke thënë “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali”.

Reagimi ishte i menjëhershëm i ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, i cili ia ndaloi përgjithmonë hyrjen në Kosovë, kryeministres serbe.

Por, sot ka reaguar këngëtarja Aurela Gaçe e cila iu përgjigj me një thënie të Gjergj Fishtës.“Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryet ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”, ishte citati i Gjergj Fishtës, të cilin këngëtarja e publikoi në Instagram, duke vazhduar më tej se as nuk duhet të merremi me të.

“Kot po i kthejme nje pergjigje kesaj. Ne fakt as duhet te merremi fare me te, po hajt, meqe na permendi, t’ja kthejmje me te vertete historike”, përfundoi Gaçe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat