Vdes gjashtë herë fituesi i Grammyt, këngëtari Dr John

Mediale Vip

Vdes gjashtë herë fituesi i Grammyt, këngëtari Dr John

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:10
Dr John

Këngëtari i famshëm amerikan, Dr John ka ndërruar jetë në moshën 77 – vjeçare. Artisti i cili ishte gjashtë herë fitues i ‘Grammy’ ka pësuar atak në zemër.

Muzikanti i lindur në New Orleans vdiq të enjten, sipas një mesazhi të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Ylli i “Rock & Roll Hall of Fame” bënte muzikë duke kombinuar zhanret pop, jazz dhe rock and roll.

“Gjatë ditës më 6 qershor, legjenda e muzikës Malcolm John Rebennack, Jr, i njohur si Dr John, vdiq nga një atak në zemër”, thuhet në një deklaratë.

Këngëtarja Debbie Harry, ishte një ndër artistët që shprehi ngushëllime për vdekjen e tij duke publikuar një foto së bashku me fituesin gjashtë herë të Grammy.

Ndër tjerash, John me sukses e luftoi varësinë e heroinës dhe në një nga albumet e tij ka folur për drogën, kohën në burg dhe përpjekjet për të riparuar marrëdhëniet me fëmijët e tij.

Këngëtari ishte i martuar dy herë dhe kishte shumë fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat