Ditëlindja e Arminës, urimi i Shkëlzenit është më romantiku i të gjithëve

Mediale Vip

Ditëlindja e Arminës, urimi i Shkëlzenit është më romantiku i të gjithëve

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:13
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Ditën e djeshme, më 6 qershor, bukuroshja Armina Mevlani festoi ditëlindjen.

Një ditëlindje e mbushur me dhurata dhe shumë dashuri, veçanërisht nga i fejuari i saj, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Zeni ka publikuar dy fotografi të tyre, duke i bërë edhe një prej urimeve më romantike të të gjitha kohërave.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria, gëzimi dhe lumturia ime. Uroj që të ëndërrojmë gjithmonë bashkë”, shkruan ai.

Çifti janë bashkë prej disa vitesh, ndërsa kanë plane që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë edhe në martesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat