Blendi Fevziu flet si rrallëherë për marrëdhënien me vajzat

Mediale Vip

Blendi Fevziu flet si rrallëherë për marrëdhënien me vajzat

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 16:31
Blendi Fevziu me vajzat

Së fundmi moderatori i njohur Blendi Fevziu ka dhënë një intervistë për revistën ‘Bordo’ .

Blendi ka rrëfyer se ka gati për botim një libër ndryshe nga të tjerët sepse ka shkruar aty për fëmijërinë e tij dhe si më pas kjo ka shënjuar gjithë jetën që ka sot.

Ndërkohë pyetur rreth rolit të babait që ai ka karshi dy vajzave, Blendi ka treguar se është këshillues por nuk do të diktonte kurrë tek ato, profesionin qe vajzat do të donin të kishin në të ardhmen apo çfarë drejtimi të marrin.

Lidhur me këtë, ai ka besimin se çdokush duhet të zgjedhë në mënyrë vetjake, siç Blendi Fevziu ka bërë vetë dikur.

Më poshtë mund të gjeni pjesë nga intervista.  

A ka përplasje brezash mes jush dhe Mishel? Për çfarë debatoni më shumë?

Ka padyshim. Por nuk para kemi debate sepse është e kotë. Ajo i takon një brezi tjetër shumë ndryshe nga i imi. Gabimi më i madh është ta analizosh atë me eksperiencat e fëmijërisë sonë.

Çfarë ju bezdis apo ju bën çudi në mënyrën e jetesës së adoleshentëve të sotëm?

Disi mungesa e jetës në komunitet. I shoh që edhe kur janë bashkë janë secili me celularin e tij.

Jeni ju një baba xheloz për vajzat? Flet vajza juaj e madhe me ju për çështjet e zemrës?

Jo nuk flet. Dhe as e pyes. Por nuk jam fare xheloz.

Nëse ajo do t’ju rrëfente se një djalë e ka lënduar çfarë do të bënit ju?

Besoj do t’i sugjeroja që të mësohet t’i përballë vetë situatat e saj në jetë dhe mbi të gjitha, të mos ju qahet dhe të mos presë zgjidhje nga të tjerët.

Blendi është baba që u plotëson dëshirat vajzave apo i vini limite?

Kjo hyn tek dobësitë e mia, zakonisht jua plotësoj. Natyrisht nëse janë brenda kërkesave normale.

Jeni prindi që projektoni të ardhmen e fëmijëve tuaj, apo do t’ua lini në dorë atyre?

Pa asnjë dyshim. Mund t’i këshilloj, por vendimin në fund duhet ta marrin vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat