Konfirmohet, Irina dhe Bradley i japin fund lidhjes, fansat në festë

Mediale Vip

Konfirmohet, Irina dhe Bradley i japin fund lidhjes, fansat në festë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 06:57
Irina dhe Bradley

Fansat e Bradley Cooper dhe Lady Gaga ‘po festojnë’ në rrjetet sociale pasi Irina dhe aktori nuk janë më bashkë.

Sipas revistës “People”, Bradley Cooper dhe Irina Shayk nuk janë më bashkë.

Spekulimet e para që çifti i njohur kishte probleme, nisën para disa muajsh, kur Bradley Cooper dhe Lady Gaga shfaqeshin kudo bashkë, për shkak të filmit “A Star is Born” dhe të gjithë mendonin se kishte diçka mes tyre. Nuk është e sigurtë nëse miqësia apo marrëdhënia e aktorit me Gaga-n ndikoi drejtpërdrejtë në lidhjne 4-vjeçare të tij me Irinën, por gjithsesi, një shkëndijë duhet ta ketë dhënë.

Bradley dhe modelja e njohur filluan të dilnin bashkë në vitin 2015, ndërkohë që në mars të 2017-ës u bënë prindër të një vajze, Lea De Seine. Në këtë moment, e vetmja gjë për të cilën ata po flasin me njëri-tjetrin është se si do ta ndajnë kujdestarinë e vajzës.

Kujtojmë që siç u raportua më herët këtë javë, dhe ditën e djeshme, çifti kishte provuar që të kalonin pak kohë larg njëri-tjetrit, në mënyrë që të testonin marrëdhënien e tyre. Megjithatë gjithçka që provuan për të vazhduar lidhjen, mesa duket nuk funksionoi. As kur u përpoqën që të jetonin bashkë, për hir të vajzës së tyre.

Në fakt, Bradley dhe Irina kanë preferuar gjithnjë që jetën e tyre private ta mbajnë të tillë, prandaj me shumë mundësi asnjëri prej tyre nuk do ta komentojë ndarjen, por sido që të jetë ne do vazhdojmë të presim që dikush të dalë e të thotë që e e gjitha kjo është një “fake news”…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat