Kate Middleton merr pjesë në koncertin e përvitshëm, ‘look-u’ i saj bën që të gjithë të kthejnë sytë pas

Mediale Vip

Kate Middleton merr pjesë në koncertin e përvitshëm, ‘look-u’ i saj bën që të gjithë të kthejnë sytë pas

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 07:38
Kate Middleton

Kate Middleton mori pjesë në koncertin e përvitshëm të ‘Beatin Retreat 2019’, një koncert militar i cili organizohet nga ‘Household Division’.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte ‘look-u’ i dukeshës, i cili përbëhej nga një pallto e bardhë e ‘Catherine Walker’ me flokët e kapur.

Kate e kishte kombinuar veshjen e saj me një palë taka në ngjyrë bezhë, duke nxjerrë më në pah detajet e veshjes.

Image

Si çdo herë tjetër, dukesha e Cambridge ka bërë që me stilin e saj unik të fitojë vëmendjen e të gjithëve.

Kujtojmë se dhe më parë, Kate është cilësuar si një nga dukeshat e veshura më mirë në pallatin mbretëror.

Mos të harrojmë se në koncertin e vitit 2014, ishte bashkëshorti i saj, Princ William, ai që u paraqit në event, por këtë vit ky vend i është rezervuar Middleton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat