Enca tregon se kur dhe me kë do të martohet

Mediale Vip

Enca tregon se kur dhe me kë do të martohet

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:04
Enca Haxhia

Enca i ka idetë e qarta se kur edhe me kë do të martohet. Të paktën kështu duket në një mini intervistë të zhvilluar me Superkunjin e emisonit “Thumb”.

Si një ndër të ftuarat në sfilaten e “Geraldina Sposa”, këngëtarja nuk i ka shpëtuar ngacmimeve të gazetarit, që duke iu përshtatur eventit, këtë herë vërtiteshin rreth martesës.

“E ke frikë martesën?”- e pyet ndër të tjera Superkunji, këngëtaren.

Duhet të pranojmë që përgjigja e Encës nuk ishte ajo që prisnim. Ndryshe nga natyra e saj guximtare dhe provokuese, kur vjen puna tek martesa, Enca qenka tradicionale:

“Jo, madje e kam me shumë dëshirë. E mendoj shpesh ditën që do të martohem dhe ditën që do të bëj edhe fëmijë. Do të dale edhe unë me një beb…(vendos dorën te barku).”

Pyetjes se kur mendon që do të martohet, këngëtarja iu përgjigj troç:

“29 -30. E kam menduar 30, po pastaj i binte vonë për bebin. Më mirë 29.”- thotë Enca.

Por a do pranonte Enca të jetonte në një shtëpi me vjehrrin dhe vjehrrën?

“Mendoj që do të kem marrëdhëniet më të mirë në botë me vjehrrin dhe vjehrrën po nuk mendoj që do jetojmë në një shtëpi, sepse për mua ka më kuptim që familja ime e re edhe e vogël të zhvillohet më privatisht. Po sigurisht që gjyshërit, çdo pasdite pas orës 7 kur mami dhe babi të dalin…”

Mashkulli ideal për Encën?

Mbani shënim! Bashkëshorti i ardhshëm i Encës duhet të ketë tre cilësi:

“Besnik, suportiv edhe “hardworking”, që punon shumë dhe ka diçka të veten, kjo është shumë e rëndësishme.”- ka treguar këngëtarja.

Dhe jo, nuk e ka gjetur akoma, është në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat