Eva Murati është dakord me mendimin se disa vajza të ekranit janë dhe budallaqe

Mediale Vip

Eva Murati është dakord me mendimin se disa vajza të ekranit janë dhe budallaqe

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:27
Eva Murati

E ftuar në barin e emisionit “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ishte aktorja dhe moderatorja e njohur, Eva Murati. Përtej profesionit, ajo është cilësuar gjithnjë si një ndër vajzat më simpatike të ekranit. Dhe zakonisht, shoqëruar me këtë fakt vinë dhe paragjykimet.

Teksa Aulona e pyet për mendimin e saj mbi paragjykimin që vajzat e televizionit nuk janë dhe aq inteligjente, Eva është përgjigjur:

“Padyshim që ekziston dhe nuk mendoj që s’ka arsye pse të mos ekzistojë. Problemi është që paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike,jo vetëm për vajzat e televizionit, por çfarëdolloj profesioni që të kesh. Nëse je simpatike, je e barazvlefshme me… nuk dua ta them budallaqe, por jo dhe aq e zgjuar.

Unë padyshim e them që janë vajza që e meritojnë këtë gjë, sepse gjithsecili del në televizion për arsyet e veta të caktuara. Dikush e do kohën televizive me patjetër, sepse nuk ja mbush Instagrami atë egon e vet, kështu që patjetër i drejtohet televizionit. Qoftë edhe jo në profilin e duhur, ndoshta nuk di të flasë fare për temën e caktuar, gjithsesi del vetëm për të bërë poza dhe për të sfiluar.  Secili mendoj unë e gjen vetë atë vendin e vet dhe gjërat ndahen në mënyrën e duhur.”

Në rastet kur paragjykimi ka rënë mbi të, Eva tregon se thjesht është ndjerë e provokuar që t’i provojë të kundërtën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat