Bradley dhe Irina jetonin të ndarë edhe para ndarjes

Mediale Vip

Bradley dhe Irina jetonin të ndarë edhe para ndarjes

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:18
Bradley Cooper dhe Irina Shayk

Bradley Cooper dhe Irina Shayk, thuhet se jetonin të ndarë edhe para ndarjes së tyre.

Aktori 44 vjeçar dhe modelja 33 vjeçare i dhanë fund lidhjes së tyre, pas katër vjet bashkë.

“Irina nuk është e fokusuar në famë – ajo thjesht dëshiron të mbrojë familjen e saj. Bradley është gjithë kohës në punë dhe po përpiqet të përfitojë nga çdo mundësi në karrierë”, tha një burim për People.

“Kanë kaluar shumë kohë larg njëri-tjetrit. Ata jetonin të ndarë. Nëse ai ishte në L.A ajo ishte jashtë qytetit”, vazhdoi më tej burimi.

As Bradley Cooper as përfaqësuesit e Irina Shayk nuk kanë komentuar mbi ndarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat