Pas tradhtisë me Tristan Thompson, dështon kompania e Jordyn Woods

Mediale Vip

Pas tradhtisë me Tristan Thompson, dështon kompania e Jordyn Woods

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 07:09
Tristan Thompson, Khloe Kardashian

Që pasi përfundoi miqësia e saj me miliarderen Kylie Jenner, jeta e Jordyn Woods ka marr të tatëpjetën. Ndërkohë që ajo shpresonte të pasurohej me kompaninë e qerpikëve dhe të veshjeve të quajtur Secndture, ndodhi e kundërta. Raportohet nga mediat e huaja që përvecse numri i shitjeve ka rënë ndjeshëm, së fundmi jordyn iu refuzua dhe kërkesa për logo.

Lajmin e bën me dije një person brenda kompanisë së Jordyn që thotë: "Linja e veshjeve të Jordyn nuk ka logo. Asaj sapo iu refuzua kërkesa dhe kjo nuk është dicka e mirë. Tani i ka mbetur të bëjë një kërkesë tjetër, me shpresën se do të pranohet.”

Gjatë muajit shkurt u zbulua tradhëtia e Jordyn ndaj Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner.

Jordyn dyshohej se kishte një lidhje me Tristan Thompson, të dashurin e Khloe dhe babain e vajzës së saj. Ndërsa më 17 shkurt, Kylie i kërkoi Jordyn të largohej nga rezidenca ku jetonin të dyja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat