Madona thotë se u ndje "e përdhunuar" nga titulli i New York Times

Mediale Vip

Madona thotë se u ndje "e përdhunuar" nga titulli i New York Times

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:43
Madona

Madona ka disa fjalë për revistën  New York Times, e cila shkruan "Madona në të gjashtëdhjetat".

"Më bëri të ndihesha e përdhunuar", shkroi ikona e pop-it në Instagram pwr shkrimin e Vanesa Grigoriadis, i cili u publikua të mërkurën, 5 qershor.

"Duhet t'u shpjegosh grave që të mos e përdorin atë fjalë si metaforë"-shkroi Grigoriadis në krahasimin e Madonës, që e konsideroi titullin  si përdhunim.

"Po, mua më lejohet ta bëj atë analogji si e përdhunuar në moshën 19 vjeçare"- u përgjigj Madona në postin e saj.

Ajo gjithashtu shkroi se Grigoriadis shpenzoi muaj më të dhe pati mundësinë të hynte në një botë që shumë njerëz nuk lejohen ta shikojnë, por pasi artikulli u publikua, Madona tha: "Më vjen keq, unë shpenzova vetëm 5 minuta me të".

"Do të ishte pak të thoja se u zhgënjeva nga artikulli. U mërzita për faktin se autorja u morr me çështje të parëndësishme dhe sipërfaqësore, si përkatësia etnike ose pëlhura e perdeve të mia dhe komentet e pafundme rreth moshës sime, të cilat nuk do të përmendeshin kurrë nëse unë do të isha burrë"-shkroi Madona.

Grigoriadis shpesh përmend vështirësitë që has Madona për të qëndruar një yll popi edhe pse tashmë është e vjetër. Ajo gjithashtu shkruan se e kuptoi se nuk mund ta pyeste rreth diçkaje shumë personale si menopauza

Autorja shprehu pakënaqësi për nivelin e ndjeshmërisë së Madonës, ndonëse ajo u përpoq të lidhej me të. "Ajo ishte si një kaktus me gjëmba që e mbrojnë nga të gjithë që i afrohen, veçanërisht gazetarët...Nuk ndjeva se po dëgjoja mjaftueshëm rreth mendimeve të saj të vërteta dhe jetës së saj reale.

"Në ditët e sotme gratë duan të jenë mbi njëra-tjetrën, edhe pse përpiqen të duken si feministe intelektuale. New York Times është një nga etërit themelues të patriarkatit, dhe unë them vdekje e patriarkatit të ngulur thellë në strukturën e shoqërisë, kurrë nuk do të ndalem për të zhdukur patriarkalizmin"-përmbyll shkrimin e saj Madona.

New York Times refuzoi të komentonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat