U përfol për një lidhje me modelin amerikan, flet për herë të parë Adrola Dushi

Mediale Vip

U përfol për një lidhje me modelin amerikan, flet për herë të parë Adrola Dushi

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:51
Adrola Dushi

Modelja e njohur Adrola Dushi është komentuar sëtepërmi në median rozë për jetën e saj private, sidomos pas ndarjes nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një djalë, Troin.

Sëfundmi, nëpër portale ka qarkulluar lajmi se Adrola ështe në një lidhje me një model të njohur në Amerikë,  i quajtur Pavllo Zengon, me të cilin poston shpesh foto dhe dedikime nepër rrjete sociale.

Modelja ishte para disa ditësh e pranishme në eventin e përvitshëm të “Geraldina Sposa”, dhe në një mini intervistë për mikrofonin e “Thumb”, ndër të tjera sqaroi për herë të parë “lidhjen e përfolur”.

Image

“Adrola, çfarë kam marrë vesh nëpër portale që ti je lidhur me një super milioner…Më trego të vërtetën?” -ka ngacmuar Superkunji i emisionit “Thumb”, modelen.

Adrola i ka dhënë fund një herë e mirë, spekulimeve për një lidhje mes saj dhe Pavllo-s, duke mohuar e vendosur se s’ka asgjë mes tyre.

“Nuk është aspak e vërtetë! Çfarë mund të them për këtë gjë? Nuk është e vërtetë, sigurisht!”- është shprehur ajo.

Ndërkohë që e pyetur pë lidhjet në distancë, modelja është përgjigjur:

“Nuk ia uroj askujt, janë katastrofë, janë torturuese, janë tmerruese. Ka ndonjë  fjalë të keqe më shumë se kaq?”

Kujtojmë që Adrola e ka të vendosur prej vitesh karrierën e saj si modele në Amerikë, dhe një ndër arsyet që besohet që çoi edhe ndarjen e saj nga bashkëshorti ishte edhe distanca mes tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat