Jennifer Lopez nis turneun, ngjitet në skenë me vajzën

Mediale Vip

Jennifer Lopez nis turneun, ngjitet në skenë me vajzën

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:58
Jennifer Lopez dhe Emme

Jennifer Lopez nisi turneu It's My Party: The Live Celebration në nder të ditëlindjes së saj të 50-të në The Forum në Los Angeles mbrëmjen e së premtes.

Dhe një e ftuar shumë e veçantë iu bashkua divës së muzikës në skenë, vajza e saj 11-vjeçare Emme.

Nënë e bijë kënduan një duet në skenë dhe fansat mbetën me gojë hapur.

Lopez dhe Emme performuan këngën "Limitless" nga filmi i saj "Second Act" ndërsa ishin veshur të dyja me fustan të kuq.

Këngëtarja nuk mund të përmbante krenarinë e saj dhe publikoi një pjesë të videos duke kënduar në mediat sociale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I can’t take it! #Emme #Limitless #ProudMama #JLoItsMyParty

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Megjithatë aftësitë vokale të Emme nuk ishin surprizë. Muajin e kaluar, Lopez publikoi një video të vajzës duke kënduar "If I Ain't Got You" të Alicia Keys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat