Allen xhiron film të ri, Christoph Waltz dhe Gina Gershon në rolet kryesore

Mediale Vip

Allen xhiron film të ri, Christoph Waltz dhe Gina Gershon në rolet kryesore

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:50
Woody Allen

Shtëpia filmike Mediapro ka bërë të ditur se filmbërësi i njohur amerikan, Woody Allen, gjatë kësaj vere do ta xhirojë një projekt të ri në Spanjë.

Christoph Waltz dhe Gina Gershon do të jenë protagonistët kryesorë në komedinë romantike të regjisorit të mirënjohur.

Mediapro edhe në të kaluarën ka realizuar filma të Allen, si “Midnight in Paris”, “Vicky Cristina Barcelona” e “You Will Meet a Tall Dark Stranger”.

“Filmi i ri i Woody Allenit ka skenar inteligjent dhe ekip kulmor të aktorëve ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e studios.

Ky do të jetë filmi i parë i regjisorit që nga akuzat se para 25 vitesh e ka keqtrajtuar seksualisht vajzën e tij, Dylan Farrow, e cila ishte përfshirë në fushatën ‘#MeToo’ në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat