‘Të pëlqej më shumë e veshur apo e zhveshur?’ Naim Abazi i kthen përgjigje epike Mihrie Brahës

Mediale Vip

‘Të pëlqej më shumë e veshur apo e zhveshur?’ Naim Abazi i kthen përgjigje epike Mihrie Brahës

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:50
Naim Abazi dhe Mihrie Braha

Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar Mihrije Brahja dhe Naim Abazi janë të thirrur sot në programin   ‘E Diell’ në ‘Top Channel’.

Ata janë bërë pjesë e lojës ‘Këndi i së vërtetës’ ku pyetjet nuk i’u janë drejtuar nga moderatorët por nga njëri -tjetri.

Gjatë intervistës që kanë zhvilluar ata kanë treguar se edhe pas 20 vitesh martesë, kimia dhe dashuria mund të vazhdojë të ekzistojë mes një çifti.

Një nga pyetjet ‘spec’ drejtuar Naimit nga Mihrija ishte:

“Të pëlqej më shumë e veshur apo e zhveshur?”.

Pak në siklet, këngëtari ia ka kthyer me humor duke i thënë:

“Të zhveshur të pëlqej gjithmonë, por kur dalim jashtë vishu”.  

Image

Kaq është dashur që publiku dhe vetë të ftuarit të shpërthejnë në të qeshura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat