Kur miqësitë i bashkon dhe pasioni, ja si dukeshin Gena dhe Gaz Paja 10 vite më parë duke kënduar

Mediale Vip

Kur miqësitë i bashkon dhe pasioni, ja si dukeshin Gena dhe Gaz Paja 10 vite më parë duke kënduar

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:44
Gena dhe Gaz Paja

Këngëtari i njohur i muzikës live, Gena na ka kthyer pas në kohë duke publikuar disa foto të hershme të tij 14 vite më parë. Ndonëse shumica e postimeve në llogarinë e tij në ‘Instagram’ lidhen me koncertet e mbajtura në vende të ndryshme dhe momentet ku ai gjendet pranë fansave, ditën e sotme 47-vjeçari ka zgjedhur të rikujtojë dhe njëherë momente të mëparshme të karrierës së tij, ku ka qenë duke performuar.

Përveç këtyre pamjeve, Gena ka zbuluar me një fotografi krah aktorit të njohur të humorit, Gaz Pajës, se shoqëria e tyre ka nisur shumë herët, pasi ata shihen se janë duke kënduar së bashku në një prej koncerteve të këngëtarit në vitin 2009.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Paja kurorëzoi dashurinë e tij në martesë, në një ceremoni ku nuk mungoi as miku i tij, Gena, me të cilin performoi për herën e disatë, por këtë herë në ditën më speciale. Siç duket dyshja gëzon një miqësi të hershme, të cilën e vazhdojnë edhe në ditët sot. Përveç këtij fakti ajo çfarë tërheq vëmendjen tonë është se të dy artistët nuk kanë ndryshuar aspak, ndonëse koha ka kaluar dhe se pasioni për muzikën mbetet ndër të përbashkëtat e shoqërisë së tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat