Më në fund, Gjiko paralajmëron hitin e rradhës dhe qenka i preferuari i Elitës

Mediale Vip

Më në fund, Gjiko paralajmëron hitin e rradhës dhe qenka i preferuari i Elitës

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:45
Gjiko dhe Elita

Gjiko është pa diskutim një nga reperët më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar, i cili herë pas herë publikon këngë që kthehen në hite të menjëhershme. Së fundmi, ai ka publikuar një foto në ‘Instagram-in’ e tij, ku ka paralajmëruar projektin e tij të rradhës, i cili do të publikohet në muajin qershor. “Erdhi koha të godasim”, ka shkruar reperi, duke i bërë të gjithë kuriozë. Përveç fansave, që e kanë pritur me padurim këtë moment, ndër qindra komente, duket dhe ai i Elita Rudit. Mesa duket, ky projekt është i preferuari i saj dhe moderatorja nuk ka hezituar ta shprehë publikisht. “Kënga ime e preferuar më në fund po publikohet. Mezor po pres”, ka shkruar ajo. Elita e ka treguar gjithmonë se është fanse e muzikës së bashkëshortit të saj duke marrë pjesë në koncertet e tij dhe ky koment, e vërteton akoma më shumë këtë fakt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat