Kanita Suma risjell të ripërpunuar këngën “S’jemi ne”

Mediale Vip

Kanita Suma risjell të ripërpunuar këngën “S’jemi ne”

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:26
Kanita Suma

Kanita Suma ishte ndarë e zhgënjyer me paraqitjen e saj në edicionin e sivjetmë të “Këngës Magjike”.

Ajo kishte marrë pjesë në këtë festival edhe në vitin 2018, ku ishte paraqitur me këngën “S’jemi ne”.

Duket se ajo kënga i ka pëlqyer tejet shumë bukuroshes sonë, sa që ka vendosur ta risjell të ripërpunuar.

Në fakt, zeshkania jonë ka bërë remiksin e këngës në bashkëpunim me N.O.A.H, e cila pritet të bëhet hit veror.

Kujtojmë se balada është punuar nga kompozitori Boban Apostolov, gjersa tekstin e saj e ka shkruar Lindon Berisha.

Ndryshe, këngëtarja shkupjane ka premtuar edhe disa këngë të reja si dhe do të mbajë disa koncerte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat