Delinda Disha rrëfen eksperiencën e saj si nënë: Dy javë pas lindjes vetëm qaja

Mediale Vip

Delinda Disha rrëfen eksperiencën e saj si nënë: Dy javë pas lindjes vetëm qaja

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 22:00
Delinda Disha

Delinda Disha ishte e ftuara speciale pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina”. Ndryshe nga daljet e tjera televizive, këtë herë aktorja e “Portokalli” u shfaq përkrah djalit të saj, Dasantin. Delinda rrëfeu detaje të shumta nga jeta e saj private dhe kryesisht për mëmësinë. Ajo tregoi se fillimet e saj si nënë kanë qenë paksa të vështira, por me ndihmën e familjarëve arriti të përballonte gjithçka. Aktorja tha se në dy javët e para të lindjes vetëm qante, sepse pasditeve duhej të qëndronte larg djalit për shkak të punës.

“Pas lindjes një javë pushim bëra dhe u riktheva në punë. Paraditja ikte, ndërsa pasdite vetëm qaja. Dy javë pas lindjes pasditeve vetëm qaja. Më dukej sikur djali nuk ishte mirë, por me mbështetjen e familjes, Eldos dhe motrave të mia e kalova. Bebi ishte i vogël dhe kisha frikë ta mbaja”, ka rrëfyer Delinda. Ajo ka folur edhe për eksperiencën e saj të re si këngëtare, të cilën e ka shijuar shumë. Sot Delinda publikoi këngën e parë në bashkëpunim me Devis Xherahun me titull “A më dëgjon”. Deri më tani aktorja ka marrë komente shumë pozitive dhe kënga është pritur mjaft mirë. Kujtojmë se Dasantini është djali i vetëm i Delindës dhe prej disa vitesh ajo po jeton një histori të bukur dashurie me Eldo Dishën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat