Trimi Jetullahu po punon për finalizimin e projektit të ri.
Këngëtari ka qenë shumë aktiv muajt e fundit duke publikuar hiç më pak se tri këngë brenda një afati gjashtë mujor.
Përmes një video të publikuar në Instagram, ku këngëtari shihet duke kënduar ca rreshta nga kënga e ardhshme ai lajmëron ndjekësit e tij se projekti i ri është drejt përfundimit.
‘Baby’ titullohet videoprojekti i fundit i artistin që numëron mbi gjysmë milion klikime në Youtube.