Tayna zbulon imazhe nga klipi i ri?

Mediale Vip

Tayna zbulon imazhe nga klipi i ri?

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 11:36
Tayna

Me imazhet e publikuara Tayna nxiti dyshimet se është duke punuar për videoklipin e ri.

Tayna ka ditë që ka paralajmëruar këngën e saj të re, minuta më parë reperja publikoi disa fotografi të cilat mendohen se i përkasin klipit të ri.

Në bazë të fotos së publikuar, duket se kësaj radhe kënga do të jetë në një stil ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim reperen nga Prizreni.

22 vjeçarja kohë më parë me anë të një postimi të bërë në gjuhën spanjolle kishte paralajmëruar projektin e ri, mos vallë do e shohim Doruntinën duke sfiduar veten edhe në gjuhë të huaj? Mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat