Upsss! Si do e presë Khloe Kardashian? Kylie Jenner kapet MAT! Zbret nga zona VIP për të takuar Jordyn Woods

Mediale Vip

Upsss! Si do e presë Khloe Kardashian? Kylie Jenner kapet MAT! Zbret nga zona VIP për të takuar Jordyn Woods

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:52
Khloe Kardashian, Kylie Jenner, Jordyn Woods

Kanë kaluar disa muaj që prej skandalit të tradhtisë se Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. Pas lajmit se dyshja ishin puthur nën efektin e alkoolit, marrëdhënia e dy shoqeve të ngushta Kylie dhe Jordy-t u shkëput menjëherë, ndërsa 21-vjeçarja u largua nga shtëpia e Jenner, nga ku dhe jetonte.

Pas kaq kohësh, marrëdhënia e tyre është duke u përmirësuar dhe tashmë duket se Kylie është gati ta falë ish-miken e saj. Disa burime ekskluzive për ‘Cosmopolitan’ kanë treguar se Jordyn dhe Jenner janë parë të komunikojnë me njëra-tjetrën në ‘Bootsy Bellowsper’, aty ku u gjendën për të festuar ditëlindjen e Stassie Karanikolaou.

Kylie ndodhej në zonën VIP të ambientit, ndërkohë që Woods ndodhej më poshtë. Pak më vonë Jenner ka zbritur nga vendi i saj për të shkuar drejt Jordy-t, ku dhe e ka takuar. Pas këtyre lajmeve, vajzat nuk kanë reaguar ende se çfarë është duke ndodhur midis tyre, por kjo pritet të bëhet e ditur shumë shpejt nga vetë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat