Kristi vjen me “Aman” kompozuar nga emrat më të njohur në muzikën shqiptare…!

Mediale Vip

Kristi vjen me “Aman” kompozuar nga emrat më të njohur në muzikën shqiptare…!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 11 qershor 2019 Në ora: 19:55
Kristi

Kristi është djaloshi që ka lindur në 2 korrik të 1998-ës në qytetin e Vlorës. Pasioni për muzikën u bëi dukshëm që nga mosha 5 -vjeçare ku dhe nisi të aktivizohej në koncertet për fëmijë, në qytetin e tij të lindjes .Më pas, në moshën 15-vjeçare studioi në shkollën artistike “Naim Frashëri “ në Vlorë për Kanto ku edhe u diplomua në 2018-ën.

Më pas me dëshirën dhe mbështetjen e madhe të familjes së tij nisi universitetin në degën e Drejtësisë por pasioni për muzikën nuk u shua në asnjë moment. Për Kristin muzika është e vetmja botë në të cilën ai ndihet i plotë madje muzika për të është si dashuri e përjetshme me të cilën do të jetë deri në fund të jetës së tij.

“Rrugën drejt muzikës e mendoja me të lehtë por ajo me të cilën jam përballur ka qenë tepër e vështirë pasi nuk pata kurrë përkrahje përveç asaj së familjes sime” shprehet Kristi.

Sot ai hyn në botën muzikore me këngën “Aman” një këngë e kompozuar nga Irkenc Hyka, me një tekst të Petro Xhorit. Artisti shprehet se këta bashkëpunëtorë ishin të vetmit që ai mendonte se do e sillnin atë në botën muzikore si një artist të kompletuar dhe në një formë të denjë madje ai shpehet se nëse do bënte përsëri një zgjedhje për të hyrë në botën muzikore Irkenc hyka do të ishte përsëri zgjedhja e tij. Suksese Kristi dhe ju ftojmë që në linkun më poshtë të ndiqni edhe klipin pse jo edhe të kërceni nën ritmet e këngës “Aman”….!BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat