Muajin e kaluar, Paris Hilton u shpreh në emisionin ‘Watch What Happens Live’ se Lindsay Lohan është e mjerë dhe e turpshme.
Aktorja ka reaguar në një interviste në radio show-in Australian “The Kyle and Jack O Show” të hënën.
‘Kush është ajo?” tha Lohan në reagimin e saj duke u përgjigjur ndaj reagimit të Hilton-it, duke e përsëritur edhe një here “Kush është ajo?”.
‘Asgjë s’më bën të zemërohem’ tha aktorja. “Unë jam një person i dashur, nuk kam problem me askënd”
32 vjeçarja Lohan shtoi: “Nëse kjo do të jetë një marketing i mire për dike, (Paris Hilton) ani pse në mënyrë negative, atëher unë do ta paguaj për të”
Me sa duket Lindsay Lohan nuk dëshiron të merret me këto gjëra negative, andaj e ka lënë me kaq zënkën midis tyre.