Ronela Hajati vjen më ndryshe në klipin e ri

Mediale Vip

Ronela Hajati vjen më ndryshe në klipin e ri

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 21:22
Ronela Hajati

Është duke e shijuar suksesin e dy projekteve të fundit, “Çohu” dhe “Dilema”, në bashkëpunim me reperin shqiptar, Don Phenom.

Dhe pas këtyre ‘goditjeve’ që bëri në skenën tonë, Ronela Hajati tashmë sërish po vjen me klip të ri.

Së fundmi, ajo ka hedhur një video në Instagram gjersa sjell një pjesë të shkurtër të këngës së re.

Në këtë videoklip duket se Hajati po vjen më ndryshe ngaqë e keni parë.

Ajo ka ndërruar tërësisht pamje dhe komentet e fansave të saj ishin nga më të ndryshmet.

Dy projektet e fundit të artistes shqiptare u pritën mjaft mirë nga publiku dhe në platformën YouTube kanë mbledhur miliona shikime.

Theksojmë se Ronela di gjithnjë t’i befasojë fansat me këngët që sjell dhe kjo e reja mezi po pritet nga ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat