Michael Douglas, një video për ‘të shitur’ vilën në Majorka

Mediale Vip

Michael Douglas, një video për ‘të shitur’ vilën në Majorka

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 22:27
Michael Douglas, Catherine Zeta Jones

Është në shitje nga 2014 por akoma nuk ka gjetur një blerës vila në Majorka e Michael Douglas dhe Catherine Zeta Jones, e cila mund të blihet vetëm duke shpenzuar 29 milion dollar në krahasim me 50 që ishte çmimi fillestar kur doli në shitje në fillim.

E ndërtuar në ishullin spanjoll në shekullin e XIX nga duka Luigi Salvatore d’Asburgo, vila shtrihet në një sipërfaqe 200 hektar me vreshta dhe rezidenca të vogla.

Por bukuria e vendit duket se nuk ka bindur askënd deri tani, duke detyruar aktorin të zbresë në fushë personalisht dhe nëpërmjet zërit të tij të bëjë prezantimin promocional. Ndoshta kushedi dikush mund të bindet teksa dëgjon zërin e e aktorit të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat