“Çelësi i Prishtinës” për “Gjurmët”

Mediale Vip

“Çelësi i Prishtinës” për “Gjurmët”

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 10:58
Në 20 vjetorin e çlirimit të vendit, grupi "Gjurmët" ,do të mbajnë koncert

Në 20 vjetorin e çlirimit të vendit, grupi "Gjurmët" ,do të mbajnë koncert sonte nga ora 20:30, në sallën "1 Tetori" .

Kryetari Shpend Ahmeti ka ndarë "Çelësin e Qytetit" për anëtarët e këtij grupi. Ai tha se për këtë koncert ka një interesin të madh.

 "Interesimi për media ka qenë shumë i madh. Janë shit të gjitha biletat. Për këtë 20 vjetor nuk kemi pas mundësi më të mirë se sa me i pas prezent ‘Gjurmët’. Nuk ka gjeneratë në Kosovë që nuk i ka Gjurmët në kompjuterët e tyre. A kanë jetuar në atë kohë, por edhe gjeneratat e sotme vazhdojnë të dëgjojnë Gjurmët. Ne sot përveç që do të prezantojmë do i japim edhe Çelsin e Prishtinës, këtij bendi", tha ai.

Anëtari i grupit “Gjurmët" Migjen Kelmendi tha se është nder që po u ndahet Çelësi i Qytetit nga kryetari i Prishtinës.

 "Faleminderit për Çelësin që po na i dorëzon. Sepse t’i shkon me ‘Gjurmët’ edhe me rininë është nder për bendin. Besoj se sonte kemi me ofruar një rock koncert që përfaqëson frymën që e kemi kultivuar në vitet e tetëdhjeta.  Është nder për ne nëse salla mbushet plot. Është një rast i mirë që ne mundemi pas 35 viteve me performuar para qytetarëve tanë. Kjo po dëshmon që nuk ka sallë koncertuale,  por besoj që edhe aty kemi me kalu mirë. ‘Gjurmët’ kanë thirrur miq edhe nga Kosova dhe Tirana. Kemi miq të ftuar nga Prishtina e Tirana. Është Dugi Lipa,Elina Duni, Marsela Qibukaj, Cipa, Xuxi, Drenin,Shpatin,etj”, tha Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat