Lady Gaga ishte "macja e zezë" për ndarjen e Bradley dhe Irina Shayk? Ja e vërteta

Mediale Vip

Lady Gaga ishte "macja e zezë" për ndarjen e Bradley dhe Irina Shayk? Ja e vërteta

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 16:30
Lady Gaga, Bradley dhe Irina Shayk

Filmi "A star is born" ku protagonistë ishin Bradley Cooper dhe Lady Gaga u komentua gjatë në faqet rozë. Të gjithë dyshonin se ata kishin ndjenja për njëri-tjetrin, ndonëse aktori ishte i lidhur me një prej modeleve më seksi në botë. 

Kishte të tjerë që dyshonin se e krijuan vetë këtë histori për të marrë më shumë vëmendje në filmin e tyre.

"Spekulimet për një histori dashurie mes Bradley dhe Gaga nuk i kanë ndihmuar për promovimin e filmit", tha një burim për People.

Ndër të tjera, shtoi se Bradley kishte një lidhje të madhe me Gaga, ndonëse kishte apo jo një shkëndijë dashurie mes tyre.

"Nëse kjo bëhet histori e vërtetë në jetën e tyre reale, atëherë bota ka parë dicka para kohe, por në këto momente të ndjeshme është e vështirë të spekulosh", tha burimi duke iu referuar jetës sentimentale të Bradley.   

Prej disa javësh thuhet se Irina dhe Bradley, të cilët janë prindër të një vajze, i kanë dhënë fund historisë së tyre. Ende mbeten dyshime nëse është Gaga fajtore për gjithë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat