“Është e vështirë të bindësh majmunin se luleshtrydhja…”, Bora Zemani zbulon detaje nga emisioni i saj me binjakët Veshaj

Mediale Vip

“Është e vështirë të bindësh majmunin se luleshtrydhja…”, Bora Zemani zbulon detaje nga emisioni i saj me binjakët Veshaj

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 18:40
Bora Zemani me binjakët Veshaj

Bora Zemani, Romeo dhe Donald Veshaj, kanë zbuluar më në fund detaje rreth emisionit të tyre që do të quhet “Treshat”.

Moderatorja e njohur dhe dy aktorët e spektaklit “Al Pazar”, kanë publikuar në profilet përkatëse në “Instagram”, spotin e emisionit që do të nisë në qershor në “Vizion Plus”.

Nga video promo konfirmohet natyra humoristike e emisionit dhe duket sikur ironizon gjithë programet e tjerë televizivë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Edhe paaaaak ? ne @tring_albania & @vizionplustv ? #treshat @donaldveshaj @romeoveshaj

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Ndërkohë bëhet e ditur se “Treshat” do të transmetohet çdo të premte duke u bërë kështu ndër të paktat emisione që transmetohen gjatë verës.

“Ne nuk mërzitemi nëse nuk na shikon. Është e vështirë të bindësh bananen se luleshtrydhja është më e mirë se bananja”, thotë Bora në fund të spotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat