Këngë me Tunën e Mc Kreshën! Reperi i njohur zbulon bashkëpunimet “bombë” të albumit të ri

Mediale Vip

Këngë me Tunën e Mc Kreshën! Reperi i njohur zbulon bashkëpunimet “bombë” të albumit të ri

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 19:58
BimBimma

Reperi i njohur kosovar, BimBimma, ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të promovuar librin e tij “Po e Zi”.

Bëhet fjalë për 36 poezi, të cilat reperi ka nisur t’i shkruajë qysh 17 vjet më parë dhe i ka përmbledhur në një libër jo shumë të zakonshëm, që ia ka dedikuar të birit dhjetë muajsh, Gegës.

Por libri nuk është i vetmi realizim i BimBimmës, pasi ai zbuloi se shumë shpejt do të publikojë edhe një album muzikor, për të cilin ka tre vjet që punon.

Albumi do të ketë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës shqiptare si Tuna, McKresha, Buta, Lyrical Son, Elinel e shumë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat