Hera në hapat e së ëmës, Rezarta Shkurta na tregoi me një foto se e bija ka talent në arte

Mediale Vip

Hera në hapat e së ëmës, Rezarta Shkurta na tregoi me një foto se e bija ka talent në arte

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 06:19
Rezarta Shkurta dhe Hera

Rezarta Shkurta ka publikuar pak minuta më parë një foto të vajzës së saj e cila shfaqet duke vizatuar në një dërrasë të zezë.

Ajo që bie në sy është talenti i së voglës, që më shumë se të gjithë bën krenare nënën e saj.

Hera rritet çdo ditë dhe Rezarta nuk nguron të publikojë momentet më speciale pranë saj.

Image

Piktura duket se është një pikë e fortë e së voglës dhe me siguri në të ardhmen do t’i hyjë në punë për të ndihmuar nënën e saj në biznesin dedikuar fotografive artistike.

Prirjet në art sigurisht i ka të trashëguara nga Shkurta, e cila shpesh ka treguar detaje për pasionin e saj në krijime artistike, një punë që e bën shumë mirë.

Kujtojmë se Hera është vajza e vetme e Rezartës dhe bashkëshortit të saj, jo më kot e gjithë vëmendja e tyre është e dedikuar ndaj saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat