Manjola Nallbani kthehet pas në vite, kujton momentin më emocionues të karrierës

Mediale Vip

Manjola Nallbani kthehet pas në vite, kujton momentin më emocionues të karrierës

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 06:22
Manjola Nallbani

Dje Kosova ka kujtuar një nga momentet më të rëndësishme historike, që i dha lirinë të gjithë popullit. 20 vite më parë trupat ushtarake të NATO-s hyn në Kosovë për të nisur bombardimet ndaj ish-Jugosllavisë.

Këtë ditë të shënuar e kanë kujtuar shumë personazhe të njohur shqiptarë, të cilët e kanë jetuar atë periudhë dhe vazhdojnë të ndjejnë të njëjtat emocione edhe sot. Këto momente kaq të vështira për Kosovën, i ka kujtuar edhe Manjola Nallbani, e cila vuajtjet e popullit rreth 20 vite më parë i ktheu në këngë.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ video nga një koncert humanitar, ku ajo ka kënduar këngën “Lufton Drenica”.

Image

Sigurisht që ky është një nga momentet më emocionuese në karrierën e Manjolës dhe bashkangjitur videove ajo ka shkruar: “Shumë e lumtur që isha pjesë e 90 koncerteve humanitare për familjet në Kosovë. Fjalët e kësaj kënge janë të krijuara nga unë dhe i kam ndjerë me gjithë shpirt atëherë e ende sot”.

Ajo çfarë vihet re nga videoja është interpretimi i fuqishëm i Manjolës dhe pamja e saj që nuk ka ndryshuar aspak me kohën. Kujtojmë se pak javë më parë Manjola Nallbani festoi mes miqsh dhe fansash 30 vite karrierë në një koncert recital me këngët e saj më të njohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat