Trupi i Gilit është bërë si peshk, vjen me poza nga pushimet - Bota Sot
Trupi i Gilit është bërë si peshk, vjen me poza nga pushimet

Mediale Vip

Trupi i Gilit është bërë si peshk, vjen me poza nga pushimet

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 07:30
Gili dhe Ilir Behrami

Është këngëtarja e vetme që i qëndroi besnike publikut si me zhanrin e muzikës që bën, ashtu edhe me stilin dhe dukjen e saj.

Kjo ka bërë që Gili të ketë një simpati dhe dashuri të njerëzve, të cilët e përkrahin dhe e dëgjojnë vazhdimisht

Ajo poashtu gëzon edhe një jetë të lumtur familjare. Këngëtarja është e martuar me tekstshkuresin, Ilir Berani dhe prindër të lumtur të dy djemëve.

Gili njihet për sharmin dhe pozitivitetin që përçon tek njerëzit sa herë që shfaqet në publik.

Ndonëse me një karrirë të gjatë në skenën muzikore, dhe nënë e dy fëmijëve, Gili është kujdesur mjaftë mirë për veten, duke qëndruar e freskët gjithmonë.

Këto ditë ajo po qëndron për pushime në Turqi, nga ku po e shijon kohën e mirë.

E nga atje Gili po ndanë me ndjekësit në Instagram fotografi e video, duke paraqitur linjat perfekte me veshje verore.

Ajo qka bie në sy janë fotot e bukura dhe videot që Gili ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

E mbas këtyre fotove, sigurisht që po qëndron Iliri, i cili po kujdeset që ato ti realizoj në mënyrën më të mirë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...