U nda nga Diddy pas 11 vitesh lidhje, Cassie shtatzënë me trajnerin e fitness

Mediale Vip

U nda nga Diddy pas 11 vitesh lidhje, Cassie shtatzënë me trajnerin e fitness

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 12:14
Diddy, Cassie

Këngëtarja e famshme Cassie Ventura është shtatzënë. Ajo po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin  Alex Fine.

Ishte vetë Cassie që njoftoi lajmin në rrjetet sociale, si edhe zbuloi gjininë e fëmijës.

"Mezi pres të vijë në jetë vajza jonë,"-shkroi këngëtarja.

32-vjeçarja u nda nga reperi Diddy në tetor të vitit të kaluar pas 11 vitesh së bashku dhe u lidh me trajnerin e fitness.

Dhe pas 6 muajsh janë në pritje të fëmijës së parë.

Alex në një postim në Instragram i premtoi këngëtares se do jetë gjithmonë pranë saj: "Të premtoj se do bëj gjithçka që kam në dorë për të të mbështetur dhe ndihmuar ty. Të premtoj që kurrë nuk do jesh vetëm. Të premtoj se do të dua përtej çdo parashikimi tëndin dhe se ne do i tregojmë fëmijëve tanë sesi është një marrëdhënie e shëndetshme. Të premtoj se do kthehem në shtëpi me një sjellje të shkëlqyer dhe se do të jap ty e fëmijëve tanë vëmendjen e duhur."

Gjithashtu ai premtoi se do i jepte Cassie puthje dhe përqafime çdo ditë.

Cassie zbuloi marrëdhënien e saj me Alex në dhjetor vetëm dy muaj pasi ajo dhe Diddy u ndanë pas 11 vitesh lidhje.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat