Familja e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës, me pjesëtar të ri!!!!!

Mediale Vip

Familja e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës, me pjesëtar të ri!!!!!

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 12:31
Orinda Huta dhe Turjan Hyska

Këngëtarja e kthyer në moderatore e ka treguar tashmë hapur se do ta mirëpriste një fëmijë. Por ndërkohë, Orinda Huta dhe i shoqi Turjan Hyska kanë vendosur ta shtojnë për momentin familjen e vet me një tjeter lloj anëtari të ri: një qenush të vogël e të bukur të racës Labrador!

Ishte Turjani ai që e tregoi këtë përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale, ku Orinda shihet duke luajtur me qenin në dysheme!

Dyshja e aq e dashur prej publiku, e kurorëzoi në martesë korrikun e vitit 2017 lidhjen 10 vjeçare të dashurisë, me një ceremoni mjaft të këndshme të organizuar në natyrë, për të cilën u fol gjatë.

“Gjithë jetën do përpiqem vetëm që te mos të ikë ai shkëlqimi nga sytë e tu dhe buzëqeshja që ke gjithmonë”, u shpreh Turi asokohe ne betimin e tij, dhe deri tani te pakten, e ka mbajtur premtimin e bërë!!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat