“Më duket po ma lyp, por s’të ndihmoj dot!”, Olti Curri reagon pasi Noizy e quajti gay

Mediale Vip

“Më duket po ma lyp, por s’të ndihmoj dot!”, Olti Curri reagon pasi Noizy e quajti gay

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:11
Noizy dhe Olti Curri

Një debat virtual ka nisur së fundmi mes reperit, Noizy dhe blogerit Olti Curri. Ky sherr me fyerje dhe ofendime nisi pasi Olti reagoi në lidhje me kartën e studentëve që doli pak javë më parë në dispozicion.

Në “Instastory”, Curri publikoi një foto të Noizy-t dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Me këtë kartën e studentit e kap me ulje bluzën Nike të Noizy-t apo jo?”, shkruante blogeri, duke ironizuar në këtë mënyrë kartën e studentit që doli vetëm pak javë më parë në dispozicion.

Reperi e ka lexuar këtë postim dhe ka vendosur që t’i përgjigjet Oltit, duke e quajtur edhe gay në statusin e tij.

“Olti Curri ? rob I dështum nga jeta ? s’po të them gay, se gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentët është me ulje firma @illyrianbloodline që për 1 vit ka bërë më shumë seç do bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër Instagram me marr 50€  ? peace and love bro ? të fala gjitha portaleve tani. Ps: nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për të firmosur një kontratë, por ti s’di çfarë janë kontratat, se je blogger”!”, shkruan Noizy në profilin e tij në “Instagram”, ku ka ripublikuar foton që kishte zgjedhur Curri.

Ky i fundit nuk ka qëndruar pa iu përgjigjur reperit, madje ai ka treguar se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga fansat e Noizy-t.

“Hahahahah Noizy e paska bo përrallën për kalamajtë që e ndjekin. Do i kisha kthyer përgjigje gjerë e gjatë por të mbarojë abetaren dhe pastaj kismet. Ato lekët çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për seksualitetin më duket po ma lyp, por s’të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John meqë e kishe fiksim”, ia pret Olti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat