Ti dhe Mamaqi u bëtë të pasur me injorancën tonë! Bes Kallaku përdor humor për ti "mbyllur gojën" ndjekësit

Mediale Vip

Ti dhe Mamaqi u bëtë të pasur me injorancën tonë! Bes Kallaku përdor humor për ti "mbyllur gojën" ndjekësit

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 20:00
Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi

Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi janë ndër aktorët e humorit më të mirë në Shqipëri, të cilët po sjellin projekte mjaft interesante për publikun.

Pas suksesit të Ermalit me filmin "2 gisht mjaltë", edhe Bes Kallaku po punon për të sjellë filmin e tij të ri "Falco Lacjani".

Duket se një ndjekës nuk është i kënaqur nga puna e aktorëve. Ai ka bërë një koment në fotografinë ku Besi zbulon detajet e reja për filmin.

"I keni rënë lapsit ju me shqiptarët që qeshim me ka*lliqet tuaja dhe të Ermalit. U bot milionera me injorancën tonë. Ju lumtë, i fusni një film pa lidhje leku letër. Qr shenjat e kiametit", shkruajti komentuesi. Por Besi nuk e la me aq.

Ai gjeti një mënyrë plot humor për ti treguar se komentet negative nuk i bëjnë aspak përshtypje.

"Nuk ke faj vllai, fiks shenjat e kiametit. Kur lexo komente dhe arsyetime si ky i yti me vjen t’i them zotit, – Gjatë e ke çu… mbylle me kaq", shkruajti aktori i humorit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat