U zhvendos për të jetuar në Londër, zbulohet miqësia e fshehtë e Rihanna-s me Meghan Markle

Mediale Vip

U zhvendos për të jetuar në Londër, zbulohet miqësia e fshehtë e Rihanna-s me Meghan Markle

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 06:09
Rihanna dhe Meghan Markle

Vetëm pak javë më parë u zbulua se Rihanna kishte blerë një shtëpi të re në Londër, për të jetuar sa më larg vëmendjes mediatike dhe të publikut. Siç duket në vendin e ri ajo ka arritur të krijojë miqësi dhe jo me njerëz të zakonshëm. “Radar” ka mësuar se këngëtarja ka krijuar një miqësi të fshehtë me Meghan Markle, sepse të dyja kanë shumë të përbashkëta me njëra-tjetrën.

“Rihanna dhe Meghan kanë gjetur interesa të njëjtë dhe të dyja e vlerësojnë ruajtjen e privatësisë. Ato kanë shumë të përbashkëta në stil dhe janë takuar me njëra-tjetrën përpara se Meghan të bëhej shumë e famshme. Rihanna dhe Meghan kanë njohuri të njëjta për skenën sociale të ‘Hollywood-it’, që i ka bashkuar sërish me njëra-tjetrën”, kanë treguar burimet për “Radar”. Në fakt Rihanna nuk është mikesha e vetme e Meghan nga bota e showbiz-it, sepse ajo ka dhe shumë të tjera si Priyanka Chopra, Amal Clooney, Serena Williams etj.

Më herët Rihanna ka pasur mundësinë të takojë nga afër edhe Princin Harry, ndaj kjo mund të ketë ndikuar më shumë në miqësinë e saj me Meghan Markle. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat