Rozana Radi thumbon “miqtë”: Faleminderit që na hapni sytë çdo ditë

Mediale Vip

Rozana Radi thumbon “miqtë”: Faleminderit që na hapni sytë çdo ditë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 06:12
Rozana Radi

Rozana Radi prej dy vitesh ka hapur një atelie me veshje ‘haute-couture’, që tashmë është kthyer në një brand të njohur në vend.

Shumë personazhe të njohur dhe të panjohur kanë zgjedhur që në ditët më të bukura të vishen me fustanet nga ‘Rose by Rozana Radi’.

Së fundmi Rozana ka sjellë në atelien e saj fustane nusërie të punuara të gjitha me dorë, për të zgjeruar më tej biznesin.

Image

Pavarësisht se ajo është shumë e lumtur për arritjet, artistja ka vënë re se jo të gjithë gëzohen dhe urojnë më të mirën për suksesin e saj. Ditën e sotme Rozana ka bërë disa postime në “Instagram”, përmes të cilave ajo ka thumbuar kolegët e saj “miq” që nuk e kanë mbështetur, ose nuk i kanë dhënë një urim të thjeshtë për iniciativën e saj.

“Ka qenë një rrugë shumë e vështirë iniciativa e atelie ‘Rose’. E kam nisur e vetme ashtu si kam nisur të gjitha betejat e jetës sime. Tashmë ngjitemi më lart duke sjellë në Shqipëri për herë të parë fustane nusërie të gjitha punime unike dore. Asnjë fustan në atelie ‘Rose’ nuk është i blerë (ndaj e theksoj për herë të parë!). Të gjitha fustanet të qepur. Unë e kam nisur e vetme dhe e vetme do ta çoj derisa Zoti të më japi frymë. Pak më elastik se nuk bëra asgjë të gabuar, thjesht ngrita një sipërmarrje pa ndihmën tuaj. Shqetësimi juaj i reflektuar në heshtje është urim për mua. Kaq e fortë të jem vallë? Se dija!”, ka shkruar Rozana.

Image

Më tej ajo ka vazhduar duke thënë se është e bindur se nëse do të ishte në një tjetër situatë, të gjithë do e gjenin mundësinë t’i shkruanin dy fjalë urimi. “Po të shikoni me kujdes tek fotoja ime e parë që kam postuar me fustane nusërie janë minimalisht dy-tre mesazhe që më urojnë! Ku jeni? Pse u zhdukët? Çfarë ndodhi? Një atelie hapa me kursimet e mia ju ngriu dora për një urim mbarë! Po të ishte festival e të votonim njëri-tjetrin do më uronit patjetër. Po miqtë e tjerë ku janë? Faleminderit që na hapni sytë çdo ditë! Vetëm po vdiqe ti shkruajnë ngushëllimet ‘miqtë’. S’kanë faj, se jetojnë me shprehjen: ‘Vdis pa të të dua’”, ka thënë Radi me ironi.

Image

rOZAMegjithatë duket se Rozana është e vendosur për ta çuar deri në fund sipërmarrjen e saj me apo pa mbështetjen e personave që e rrethojnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat