Brenda festës së beqarisë së Joe Jonas, këngëtari zbulon detajet e ‘çmendura’

Mediale Vip

Brenda festës së beqarisë së Joe Jonas, këngëtari zbulon detajet e ‘çmendura’

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 06:44
Joe Jonas

Joe Jonas dhe Sophie Turner i dhanë fund beqarisë pothuajse një muaj më parë në një dasmë sekrete në ‘Las Vegas’. Megjithatë, pjesa më e bukur nuk është kjo, por festa e beqarisë e Joe në Ibiza. Të ftuar në ‘Jimmy Fallon’, ‘Jonas Brothers’ u bënë pjesë e një lojë dhe pyetur nga moderatori, u detyruan të zbulonin disa detaje nga festa e ‘çmendur’. “Policët na kanë ardhur në festë që natën e parë, 3 herë. Joe grisi bluzen e tij në një klub nate, vazhdoi t’i griste bluzen 2 miqve të tij, më pas mori letrën që shkruante ‘1942’ nga një tekila dhe e mbajti në kokë gjatë gjithë kohës”, zbuluan vëllezërit e tij. Mesa duket ky moment ka qenë më pikanti, pasi Joe e gjeti menjëherë përgjigjen e tyre. Kujtojmë se së shpejti, Joe dhe Sophie do të organizojnë një dasmë madhështore në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat