Çfarë ka brenda çantës së Xhensila Myrtezajit? Këngëtarja zbulon gjithçka me një video

Mediale Vip

Çfarë ka brenda çantës së Xhensila Myrtezajit? Këngëtarja zbulon gjithçka me një video

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 06:56
Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj u bë nënë rreth një vit më parë, me një vajzë të quajtur Ajka.

Fill pas këtij momenti duket se shumë gjëra kanë ndryshuar për këngëtaren e njohur.

Këtë e ka treguar vetë Xhensila me anë të një videoje të publikuar në ‘Instastory’ në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Në një moment dikush i kërkon një buzëkuq dhe Myrtezaj nisë të nxjerrë të gjitha sendet që i gjenden në çantë, ndër to, kordele, pelena, bluza e vajzës, letra të lagura, kremra, por asgjë e Xhensilës.

26-vjeçarja ka treguar me një video shumë të thjeshtë se si i ka ndryshuar jeta pas lindjes së Ajkës dhe se prioriteti kryesor i saj tashmë është vetëm e vogla.

Kujtojmë se deri më tani Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur mos ta publikojnë imazhin e plotë të vajzës së tyre, duke qenë tepër të rezervuar tek kjo pjesë për shkak të besimit në bestytni të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat