Vajza e Courteney Cox vesh fustanin që ka mbajtur e ëma përpara 21 vjetësh, dhe duket e mrekullueshme!

Mediale Vip

Vajza e Courteney Cox vesh fustanin që ka mbajtur e ëma përpara 21 vjetësh, dhe duket e mrekullueshme!

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 07:30
Courteney Cox, Coco Arquette

Sapo ka mbushur 14 vjeç, dhe Coco Arquette, vajza e Courteney Cox, duket e jashtëzakonshme! Adoleshentja sipas gjasave, do të ndjekë rrugën e së ëmës përsa I përket elegancës dhe shijeve në veshje ( edhe pse si pamje, nuk ka marrë shumë prej saj)!!!

Ndryshe nga sa bëjnë një pjesë e vajzave, që I konsiderojnë të vjetëruara shijet e nënave te tyre, Coco ka krejt tjetër mendim për nënën e vet, e madje I pëlqen të vishet si ajo. Këtë e tregoi dhe fotoja e hedhur së fundi në rrjetet sociale nga Courtney, ku shihet sesi e bija ia ka gjetur vendin fustanit të saj të vjetër.

“Nuk jam njeri që I ruaj gjërat, por kjo ka qenë vërtet një blerje e zgjuar. Pas 21 vjetësh“, ka shkruar aktorja në krah të fotos që e tregon të bijën me të njëjtin fustan, dikur të preferuar prej saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat