“Kaq shumë ke vuajtur në dashuri?”, Fifi përgjigjet shumë sinqerisht

Mediale Vip

“Kaq shumë ke vuajtur në dashuri?”, Fifi përgjigjet shumë sinqerisht

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 13:51
Fifi

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Fifi, e ka pranuar publikisht se është lënduar shumë nga dashuria.

E ftuar në emisionin “Thumb”, Fifi foli për karrierën e saj muzikore, por edhe për jetën e private ku tha se ka vuajtur nga dashuria.

“Kaq shumë ke vuajtur në dashuri?”, e pyeti Aulona, e cila mori një përgjigje të shkurtë nga ana e këngëtares: “Sinqerisht? Po!”.

Në videon promo të emisionit, duket se moderatorja u prek nga fjalët e Fifit dhe iu afrua duke e përqafuar dhe “ngushëlluar”.

Pas kësaj deklarate që bëri këngëtarja, e kuptuam se ku e gjen gjithë frymëzimin për ato këngët që ajo bën dhe që priten mjaft mirë nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat