Aktori Cuba Gooding Jr. akuzohet për ngacmim seksual

Mediale Vip

Aktori Cuba Gooding Jr. akuzohet për ngacmim seksual

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 14:33
Cuba Gooding Jr.

Policia e New York-ut ka pranuar këtë javë një ankesë kundër aktorit Cuba Gooding Jr (51), i cili dyshohet se sulmoi seksualisht një femër në barin Magic Rooftop Bar and Lounge.

I gjithë incidenti ndodhi në orët e mbrëmjes, ndërsa aktori amerikan për shkak të sulmit fizik mund të përfundojë prapa hekurave.

Emri i femrës që akuzon aktorin nuk bëhet e ditur, ndërsa thuhet se është rreth 30 vjeç, transmeton “Balkanweb”.

Fituesi i çmimit “Oscarit” ka interpretuar në shumë filma, përfshirë “Jerry Maguire”, “Men of Honor”, “Radio”, “Boyz n the Hood”. Për rolin në “The People v. O.J. Simpson” dhe është nominua në 2016 për çmimin “Emmy”.

Në jetën private Gooding Jr, në vitin 2017 u shkurorëzua pas 22 vitesh martesë nga mësuesja Sara Kapfer (50) me të cilën ka qenë në lidhje qysh në shkollën e mesme dhe me të cilën 2 ka djemtë Spencer (25) dhe Mason (22) dhe vajzën Piper (14).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat