Loredana Zefi pozon pa makijazh, tregon dukjen e saj natyrale

Mediale Vip

Loredana Zefi pozon pa makijazh, tregon dukjen e saj natyrale

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 16:55
Loredana Zefi

Reperja e njohur Loredana Zefi vazhdon të jetë shumë e komentuar gjithandej në media.

Ajo bëri të ditur së fundmi se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, që do të vijë së shpejti për fansat e saj dhe do të jetë në gjuhën gjermane.

Ndërkohë, rap-artistja nga Ferizaj është njashtu shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Loredana publikoi në InstaStory disa imazhe të reja, ku ka guxuar të shfaqet pa makijazh.

Ajo u ka treguar fansave dukjen e saj natyrale, duke bërë të ditur se si duket në një ditë të zakonshme.

Loredana përndryshe muajve të fundit ka qenë një prej emrave më të përfolur, kjo për faktin se ajo u përball me akuza të rënda nga një çift zviceran për zhvatje parash, kanosje dhe vënie në lajthitje.

Lidhur me këtë temë ajo ka nisur procedura gjyqësore, teksa ka angazhuar avokatin e njohur kosovar, Tomë Gashi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat