“Tela”, “Rio” dhe “Zemër” mega hitet e verës deri më tani

Mediale Vip

“Tela”, “Rio” dhe “Zemër” mega hitet e verës deri më tani

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 20:03
Kida, Ermal fejzullahu

Sezona verore vetëm sa ka filluar. Përveç nxehtësisë dhe detit, kjo sezon po ashtu njihet edhe për projektet e shumta të këngëtareve.

Deri më tani në estradën shqiptare janë lansuar shumë projektet të dedikuara për stinën e Verës.

Por deri më tani mund të dallojmë tre këngë që po dëgjohen në çdo vend.

Së fundmi Kida dhe Ermali publikuan projektin “Tela” që arriti të grumbullojë dy milionë shikime ende pa i bërë 48 orë.

Pa dyshim kjo këngë është bërë shumë e pëlqyer. Ritmi, teksti dhe paraqitja skenike e bën atë një projekt perfekt për verë.

Me një projekt madhor si “Rio” e hapi verën Ledri Vula. Reperi shqiptar që njihet për hitet verore, edhe këtë vit tregoj që pritet ta bëjë më të nxehtë verën me projektet e tij.

Top treshen e projekteve më të mira deri më tani verore e mbyll kënga “Zemër” e Dhurata Dorës dhe Solking. Ata kanë arritur që të mbledhin mbi 100 milionë klikime në Youtube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat