Ornella Muti rrezikon burgun për ‘mashtrim’

Mediale Vip

Ornella Muti rrezikon burgun për ‘mashtrim’

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 22:10
Ornella Muti

Aktorja italiane, Ornella Muti rrezikon burgun nëse nuk do të paguajë zhdëmtimin për anulimin e datave të një turneu me qëllim pjesëmarrjen në një darkë me Presidentin rus Vladimir Putin dhe aktorin Kevin Costner.

Muti duhet të performonte në një skenë në dhjetor 2010, por njoftoi se ishte e sëmurë dhe fluturoi drejt Shën Pjetërburgut, për të marrë pjesë në një darkë gala bamirësie.

Tani, Gjykata e Apelit në Itali, ka lënë në fuqi dënimin e saj për përpjekje për mashtrim. Aktorja kish thënë në të shkuarën se ajo nuk mund të paguante zhdëmtimin.

Gjykata e Kasacionit konfirmoi dënimin e saj të pezulluar prej gjashtë muajsh burg si edhe një gjobë 500 euro dhe një zhdëmtim prej 30 mijë eurosh për teatrin Verde në Pordenone, në Italinë Veri-Lindore.

Ajo i kish dërguar një letër teatrit në të cilën thuhej se vuante nga një inflamacion akut në rrugët e frymëmarrjes, me ethe dhe kollë. Certifikata mjekësore rekomandonte pesë ditë pushim por ajo kishte udhëtuar drejt Rusisë për të marrë pjesë në darkën gala në të cilën e kish ftuar Presidenti Putin.

Kur u shfaqën fotot e aktores në të njëjtën tryezë me këtë të fundit, teatri vendosi të reagonte. Tani gjykata kërcënon se nëse Muti nuk do të paguajë zhdëmtimin, do të shkojë në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat