Labi ‘feston’ medaljen e Skenderbeut, këndon sonte në mbrëmje muzikore

Mediale Vip

Labi ‘feston’ medaljen e Skenderbeut, këndon sonte në mbrëmje muzikore

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 23:39
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri sot u dekorua me titullin ‘Hero i Kombit’ nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj i dha medaljen ‘Hero Kombëtar’, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, deputetit nga Ferizaji për punën e tij si deputet dhe humanizmin e treguar gjatë viteve.

E për këtë shumë i gëzuar ishte edhe deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri.

Image

Ai tha se këtë medalje ua dedikon qytetarëve të Kosovës, të cilët sonte patën mundësinë të argëtohen me muzikën e tij.

Tahiri, edhe pse pati premtuar të heq dorë nga muzika kur të futet në politikë, këtë nuk e ka bërë.

Ai sonte në një lokal të Prishtinës ka mbajtur një mbrëmje muzikore pas dekorimit me medaljen e ‘Heroit Kombëtar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat